Zv / Kryetari i Komunës
Aleksandar Milošević ka lindur më 3 qershor 1987 në Bujanoc. Arsimin fillor e përfundoi në Shkollën Fillore “Branko Radičević” në Bujanoc, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën Kimiko-Teknologjike në Vranjë, në drejtimin teknik kimik.
Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Nishit, në Departamentin e Kimisë, ku fitoi titullin kimist i diplomuar.
Gjatë shkollimit u dallua në aktivitete dhe gara të ndryshme arsimore. Është bartës i Diplomës së Vukut, ndërsa në vitin 2006 fitoi vendin e tretë në garën federale të kimisë në nivel të shkollave profesionale të mesme. Po atë vit u shpall edhe nxënësi i gjeneratës në Shkollën Kimiko-Teknologjike në Vranjë. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seminare të akredituara në fushën e arsimit, shkencës dhe edukimit.
Karrierën profesionale e filloi në vitin 2012 si mësimdhënës i kimisë në Shkollën Fillore “Vuk Stefanović Karadžić” në Levosoje. Gjatë karrierës së tij ka punuar dhe bashkëpunuar me disa institucione arsimore, ndër të cilat: Shkolla Fillore “Bora Stanković” në Klenik, Shkolla e Mesme Profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, Shkolla Fillore “Branislav Nušić” në Rataje, Shkolla Fillore “Desanka Maksimović” në Bilaç, Shkolla Fillore “Branko Radičević” në Bujanoc, Shkolla Fillore “9 Maj” në Reljan, Shkolla Fillore “Žarko Zrenjanin Uča” në Radovnicë, si dhe Gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë.
Që nga 8 shtatori 2023 ushtron detyrën e drejtorit të Shkollës Fillore “Vuk Stefanović Karadžić” në Levosoje, ndërsa nga viti 2024 mban edhe funksionin e Zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit.


