Српски|Shqip|

Drejtorati për Urbanizëm

Sabri Sefedini ka lindur më 15 prill 1983. Shkollën fillore e ka përfunduar në Bilaç, ndërsa shkollën e mesme në Bujanoc. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Tetovës, ku ka diplomuar në drejtimin Ekonomi dhe ka fituar titullin Ekonomist i diplomuar.

Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2012 në Ndërmarrjen Publike “Komunalia” në Bujanoc. Gjatë angazhimit të tij në këtë institucion ka mbajtur disa pozita të rëndësishme drejtuese, duke filluar si Drejtor Teknik, më pas Drejtor i Komercialës dhe më vonë Drejtor Financiar, funksione të cilat i ka ushtruar deri në vitin 2024.

Nga viti 2024 ka vazhduar angazhimin e tij profesional në Komunën e Bujanocit, ku aktualisht ushtron detyrën e Kryeshefit të Urbanizmit.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Sabri Sefedini është angazhuar në menaxhimin dhe zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm të administratës publike dhe ndërmarrjeve komunale, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin institucional.

Comments are closed.