Српски|Shqip|

Kryeshefi i Administratës

  • Selami Mustafa

    Kryeshef i Administratës

    Selami Mustafa – Kryeshef i Administratës komunale të Komunës së
    Bujanocit

    Selami Mustafa, i lindur më 03.07.1984 në Bujanoc, R. e Serbisë. Pas mbarimit të
    arsimit të mesëm pranë Shkollës së mesme “25 Maji” në Preshevë (2000/04),
    regjistrohet në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku në
    vitin 2008 fiton titullin akademik ,,Jurist i diplomuar”.
    Pjesëmarrës i shumë seminareve të ndryshme, qofshin ato juridike apo politike.
    Gjithashtu, është angazhuar si aktivist i të drejtve të njeriut dhe të pakicave. Nga
    maji i vitit 2011, fillon punën në Administratën Komunale në Bujanoc, ku punoi
    deri në vitin 2013. Më pas, në periudhën 2013-2015 u angazhua në Zyrën e
    Avokatisë në Bujanoc. Ndërsa nga viti 2015 për rreth 6 muaj mbaroi Praktikën
    profesionale në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Beograd.
    Në maj të vitit 2016 është zgjedhur sekretar i Kuvendit Komunal të Komunës së
    Bujanocit, funksion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2020.
    Nga gushti i vitin 2024 është caktuar kryeshef i Administratës komunale të
    Komunës së Bujanocit, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.
    Përveç gjuhës shqipe, si gjuhë amëtare, flet rrjedhshëm edhe gjuhën serbe. Është i
    martuar dhe baba i tre fëmijëve.

    Email adresa: selamimustafa84@gmail.com
    Telefoni: +381 62 718840

 

 

Comments are closed.