Српски|Shqip|

Thirrje Publike për pjesëmarrje në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2019

04/04/2019

Në bazë të nenit 15,17,18 dhe 19. të Ligjit mbi informimin publik dhe medieve (“G. zyrtare e RS”, nr. 83/14, 58/2015 dhe 12/2016-interpretimi autentik), nenit 95-97 të Rregullores mbi rregullat për ndarjen e ndihmës shtetërore (“ G.Zyrtare e RS” nr. 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13 dhe 119/14), nenit 4.dhe 18.alineja 3. Rregullores mbi bashkëfinancimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik (“G. zyrtare e RS” nr. 16/16 dhe 8/17), nenit 36. të Statutit të komunës së Bujanocit (“G. zyrtare e rrethit të Pçinjës” nr. 24/08), dhe Vendimit mbi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2019 (“G. zyrtare e Komunës së Bujanocit nr. 20/19”) të datës 25.12.2018, Kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, shpallë:

TH I RR J E     P U B L I K E

për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2019

 

I.

Lënda e konkursit

Lëndë e konkursit është bashkëfinancimi i prodhimit të përmbajtjeve mediale në territorin e komunës së Bujanocit në vitin 2019, të cilët janë të rëndësishëm për realizimin e interesit publik i cili është i definuar me nenin 15. të Ligji mbi informimin publik të medieve.

Konkursi shpallet për bashkëfinancimin e projekteve realizimi i të cilëve zgjatë deri më 31.12.2019.

Pjesëmarrësit e konkursit të cilët kanë marrë mjete, raportin mbi realizimin e projektit i dorëzojnë organit i cili ka ndarë mjetet, në formën e raportit narrativ dhe financiar, në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur.

Qëllimet e përgjithshme konkursit: mbështetja e realizimit të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi pluarizmit medial, stimulimi i krijimtarisë mediale në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetja e krijimtarisë mediale dhe realizimit të së drejtës për informim në të gjitha fushat e jetës publike, posaçërisht grupeve të mbrojtura.

Komuna e Bujanocit, në bazë të kësaj thirrje publike do të bashkëfinancojë projektet për realizimin e interesit publik në lëminë e informimit publik që kanë të bëjnë me:

KONKURS ZA INFORMISANJE 2019 – KONKURSI PËR INFORMIM 2019

Obrazac 1 Formulari 1- Prijava Paraqitja

Budzet-projekta-Buxheti-i-projektit-1 (5)

Last modified: 04/04/2019

Comments are closed.