Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi fton seancë e pestë të Asamblesë komunale të Bujanocit për ditën e hënë të 30 shtatorit

27/09/2019

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-23/19

Më:26.09.2019.

B u j a n o c

 

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 88. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 11/19).

 

K O N V O K O J

 

Seancën e PESTË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 30.09.2019 (e hënë ). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

 

Për seancë propozoj këtë:

 

R e n d    të    d i t ë s

  1. Propozim Vendimi mbi Rishikimin e Buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiarë për vitin 2018 të Shtëpisë së shëndetit Bujanoc
  3. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të Komisionit komunal zgjedhorë të komunës së Bujanocit në përbërje të përherëshme;
  4. Propozim Aktvendimi mbi emërimim e anëtarëve të Komisionit komunal zgjedhorë të komunës së Bujanocit në përbërje të përherëshme;
  5. Propozim Aktvendimi mbi formimin e Komisionit për plane të komunës së Bujanocit;
  6. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

KRYETAR,

Adnan Salihi

Last modified: 27/09/2019

Comments are closed.