Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, vizitoi sot lagjën e Romëve në qytetin e Bujanocit për t’i parë nga afër problemet e qytetarëve të kësaj lagje.
Ujërat e zeza, vërshimet e shtëpive nga çdo reshje që ndodhin në këtë lagje dhe kushtet tejet të vështira në të cilët jetojnë këta qytetarë kërkojnë zgjidhje të shpejt.
Komuna e Bujanocit do të angazhohet të krijoj mundësi për të përmirësuar jetën e përditshme të bashkëqytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit tonë.
Last modified: 22/06/2017