Në bazë të nenit 13, paragrafi 4 të Ligjit për stimulimet në bujqësi dhe zhvillim rural (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 10/2013, 142/14, 103/15 dhe 101/16), nenit 68 të Statutit të komunës së Bujanovcit (“Gazeta Zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/2019), dhe Vendimit për formimin e fondit buxhetor për zhvillimin e bujqësisë (“Gazeta Zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 15/2024). Pas marrjes së Vendimit mbi dhënjen e pëlqimit paraprak të Ministrisë së bujqësisë pylltaris dhe ekonomis së ujërave (nr : 002098773 2025 14840 007 000 000 001 nga data 15.05.2025), Këshilli komunal i komunës së Bujanocit, në seancën e mbajtur më: 25.06.2025 nxjerrë:
PROGRAMIN E MASAVE MBËSHTETËSE PËR REALIZIMIN E POLITIKAVE BUJQËSORE DHE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT RURAL PËR KOMUNËN E BUJANOCIT PËR VITIN 2025
INFORMACIONET E PËRGJITHSHME DHE TREGIMI TABELAR I MASAVE TË
PLANIFIKUARA
Analiza e gjendjes egzistuese
Karakteristikat gjeografike dhe administrative
Komuna e Bujanocit gjendet në skajin më jugor të Republikës së Serbisë dhe është njëra nga shtatë komunat e rrethit të Pçinjës. Në jug kufizohet me Komunën e Preshevës dhe me Republikën e Maqedonisë (kalimi kufitar kah Maqedonia është 32 km ), në lindje me komunën e Tërgovishtes, në veri me Komunën e Vrajës, ndërkaq në perëndim me Gjilanin dhe Kamenicën e Kosovës.
Ka një territor prej 461 km2 në të cilën jetojnë 41.068 banorë, gjegjësishtë 94 banorë për km2. Kalimi kufitar kah Bullgaria , 140 km – kalimi në Dimitrovgrad.
Degë dominuese e ekonomisë është bujqësia që mund të konkludohet në bazë të të dhënave se 72% e popullatës jetonë në zonat rurale.
Last modified: 15/07/2025