Programi EU PRO Plus ka shpallur Thirrje Publike për mbështetjen e femrave dhe sipërmarrësve të rinj përmes prokurimit të pajisjeve dhe aplikimin e shërbimeve.
Unioni Evropian (UE) ka ndarë 375.000 EUR për këtë konkurs, për të mbështetur zhvillimin e bizneseve tek femrat dhe të rinjtë dhe për të kontribuar në rritjen e punësimit dhe konkurrencës së ekonomisë lokale në 43 komunat më pak të zhvilluara e që janë të përfshira në Programin EU PRO Plus.
Të drejtë për të marrë pjesë në këtë Konkurs kanë të rinjtë nga mosa 18 deri në 30 vjeç dhe femrat e papunësuara (pa kufizim moshe) që janë të regjistruar/a në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim, dhe kanë vendbanim të përhershëm si dhe planifikojnë të nisin biznesin e tyre në njërën nga 43 vetqeverisjet lokale të përcaktuara. Për mjetet e pakthyeshme mund të aplikojnë edhe sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në pronësi të femrave dhe të rinjve, që janë regjistruar nga 1 janari, 2022 e më pas.
Shuma e mbështetjes për projekte individuale është prej 5.000 deri në 10.000 EUR.
Konkursi është i hapur deri më 12 shtator, 2023, kurse më shumë informacion rreth konkursit si dhe rreth dokumentacionit për aplikim mund të mësoni në faqen e internetit të Programit EU PRO Plus: Javni poziv za dostavljanje predloga projekata podrške ženama i mladima početnicama/ima u poslovanju kroz nabavku opreme i uvođenje usluga.
Last modified: 24/08/2023