Српски|Shqip|

N J O F T I M

22/03/2021

Në fuqi te masave të reja për zvogëlimin e epidemisë ne bazë te Urdhëresës për orarin e punës gjatë situatës epidemiologjike gjatë kohëzgjatjes se C O V I D -19 (,,Fq.Gazeta zyrtare e RS”me nr.22/21.23/21 dhe 25/21 ) Shtabi për situata te jashtëzakonshme për mbrojtjen e shëndetit te banorëve nga sëmundja e COVID-19 ka propozuar masa të reja per zvogëlimin e pandemisë , te cilat fuqizohen që nga sot , 22 Mars nga ora 6 e mëngjesit .
Që nga sot ,për shkak të rrezikut të përhapjes të sëmundjeve ngjitëse te COVID – 19 ,do të mbesin të mbyllura të gjitha objektet hoteliere –kafeteritë,restoranet ,klubet e natës dhe baret,si dhe qendrat tregtare.

Të gjitha objektet ushqimore ,si dhe institucionet kulturore (kinemaja , teatri , galeritë dhe biblioteka) mund të punojnë deri më ora 21:00 ne mbramje ,objektet tjera deri më ora 20:00 në mbramje , me kto kushte :

Të gjitha objektet të cilat janë hapur duhet të sigurojnë rrespktimin e rregullave në minimum te nëntë metrave katrorë per persona apo vizitorë. Të përjashtuar janë: Palestrat sportive ,qendrat Spa ,klubet e fitnesit ku duhet ti kenë gjashtëmbëdhjetë metra katrorë për person.

Kjo don të thotë që nëse shitorja apo salloni i ondulimit ka 90 metra katrorë,brenda ketijë objekti munden te qëndrojnë më së shumti 10 persona.

E njejta rregull permbahet edhe per palestra –ne 160 metra katrorë nuk guxojnë të qëndrojnë më shumë se 10 persona.Në numrin e prezencës së personave në objekt janë të perfshirë edhe vet personeli i cili punon në atë objekt qoftë (frizer,shitës,dhe instruktorëet e fitnesit).

Qeveria e Sërbisë thekson se,nga sot do të kemi edhe përforcim të kontrollit nga inspektorijati për këto qështje -rrespektimin e hapësirave të lejuara për person ne brendësi të objektit ,si dhe qëndrueshmërija e rendit te kovidit në atë objekt.

Shënim i rëndësishëm është se në objektet hoteliere lejohet shitja e ushqimit dhe pijeve përmes sportelit , si dhe shërbimi i shperndarjes së ushqimit bëhet 24 ore.

Restoranet hotelierike dhe kafeteritë munden të shërbejnë ekskluzivisht vetëm mysafirët e hotelit ,te cilët janë te paraqitur si pushues në hotel.

Qeveria e Serbisë edhe kësaj here i i bën ftesë dhe apel te gjithë qytetarëve ,që të rrespektojnë masat epidemiologjike dhe te mbajnë pergjegjësi mes vete . Të gjitha këto masa do të futen ne fuqi për të u mbrojtur shëndeti i gjithë popullsisë përcjellja e kontakteve sociale ne minimum ,dhe deri në fitoren përfundimtare të pandemisë nevojitet kontributi shoqërorë.

Vaksinimi kundër sëmundjeve te KOVID-19 do të realizohet pa ndërprerje sipas planit paraprakisht te përcaktuar edhe gjatë ditëve në vijim.

Last modified: 22/03/2021

Comments are closed.