Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit i njofton qytetarët, se shtabi i krizave në Republikën e Serbisë për mbrojtjen e shëndetit të popullësisë nga sëmundja ngjitëse COVID 19, në seancën e mbajtur më 07.10.2020 ka nxjerrë vendim me të cilin kufizohet orari i punës së objekteve hoteliere deri në ora 23.00, përfshirë edhe verandat.
Kjo masë është aprovuar si pasojë e shtimit të rasteve të konfirmuara laboratorike të infeksionit me virusin korona.
Në pajtim me këtë do të ashpërsohet kontrolli i respektimit të masave të parapara.
Last modified: 08/10/2020