Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi konvokon seancën e tetë të Asamblesë komunale të Bujanocit për ditën e hënë – 23 dhjetor, 2019

20/12/2019

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-34/19

Më:20.12.2019.

B u j a n o c

 

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 88. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 11/19).

 

K O N V O K O J

      Seancën e TETË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 23.12.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

 

R e n d    të    d i t ë s

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së SHTATË të mbajtur më datën 09.12.2019, të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

  1. Propozim Vendimi mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2020;
  2. Propozim Vendimi mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Kordinues për vitin 2020;
  3. Plani kadrovik i komunës së Bujanocit për vitin 2020;
  4. Propozim Vendimi mbi taksat administrative komunale për vitin 2020;
  5. Propozim Vendimi mbi taksat lokale komunale për vitin 2020;
  6. Propozim Vendimi mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore, kriteret dhe masat e përcaktimit të qirasë për tokën ndërtimore për vitin 2020;
  7. Propozim Vendimi mbi mbikqyrjen e inspektimit komunal;
  8. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

KRYETAR,

Adnan Salihi

Last modified: 20/12/2019

Comments are closed.