Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr: 06-13/19
Më:21.05.2019.
B u j a n o c
Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08).
K O N V O K O J
Seancën e DYTË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 27.05.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për seancë propozoj këtë:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së parë të mbajtur më 11.03.2019 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
- Propozim Statuti i Komunës së Bujanocit;
- Propozim Vendimi mbi llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2018;
- Propozim Vendimi mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Kordinues;
- Propozim Vendimi mbi transportin taksi të udhëtarëve dhe shërbimin limo në teritorin e komunës së Bujanocit;
- Propozim Vendimi mbi kushtet dhe mënyrën e furnizimit me energji të ngrohjes në territonin e komunës së Bujanocit;
- Propozim Vendimi mbi varrimet dhe varrezat në territorin e komunën së Bujanocit;
- Propozim Vendimi mbi Kanalizimin;
- Plani operativ për mbrojtje nga vërshimet në ujrat e rendit të II në teritorin e komunës së Bujanocit për vitin 2019;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportiti mbi punën e Administratës komunale Bujanoc për periudhën prej 01.01.-31.12.2018;
- Raporti vjetor Likuidues i NP „ Drejtoria për toka ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banimi i komunës së Bujanocit“ – në Likuidim;
- Raporti mbi punën e Stacionit Policor në Bujanoc për vitin 2018;
- Raporti mbi punën e këshillit për shëndetësi në komunën e Bujanocit për periudhen 01.01.-31.12.2018;
13. Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit mbi rrjetin e shkollave fillore me seli në komunën e Bujanocit për periudhën 2019-2026;14. Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit mbi rrjetin e entit parashkollor me seli në komunën e Bujanocit për periudhën 2019-2026;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshiminn e aktvendimit mbi shkarkimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Vuk Karaxhiq” në Levosojë;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshiminn e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Vuk Karaxhiq” në Levosojë;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshiminn e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës së muzikës për arsim dhe edukim themelor në Bujanoc;
- Plani detal rregullativ I;
- Plani detal rregullati IV;
- Pyetje të këshilltarëve.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
KRYETARI i KK-së,
Adnan Salihi
Last modified: 26/05/2019