Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi konvokon seancë e nëntë të Asamblesë komunale të Bujanocit për ditën e hënë – 30 dhjetor

29/12/2019

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-36/19

Më:27.12.2019.

B u j a n o c

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 88. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 11/19).

 

K O N V O K O J

Seancën e NËNTË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 30.12.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

 

Për seancë propozoj këtë:

 

Rend të ditës

 

  1. Propozim Vendimi mbi Rishikimin e Buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019;
  2. Propozim Vendimi mbi Tregjet;
  3. Propozim Aktvendimi mbi vazhdimin e mandatit të organit të përkohshëm në NP “Komunalia” Bujanoc;
  4. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  5. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  6. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e drejtorit të  Qendrës për punë sociale në Bujanoc;
  7. Propozim Aktvendimi mbi emërimi e drejtorit të  Qendrës për punë sociale në Bujanoc;
  8. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar i NP”Komunalia” Bujanoc për vitin 2020;
  9. Programi i veçant i NP”Komunalia” për vitin 2020;
  10. Plani i shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit për vitin 2020;
  11. Shqyrtimi i programit të punës të Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit për vitin 2020;
  12. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc për vitin 2020;
  13. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar të Agjensionit turistik Bujanoc për vitin 2020;
  14. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar të Qendrës sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2020;
  15. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar të Qendrës për punë sociale Bujanoc për vitin 2020;
  16. Shqyrtimi i programit të punës me planin financiar të Shtëpisë Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2020;
  17. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të këshilli të shkollës fillore për arsim dhe edukim muzikor në Bujanoc;
  18. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e anëtarëve të këshilli të shkollës fillore për arsim dhe edukim muzikor në Bujanoc;
  19. Propozim Vendimi mbi bashësitë lokale në teritorin e komunës së Bujanocit;
  20. Propozim Vendimi mbi ndryshimet dhe plotësimet e planit gjeneral rregullativ të Bujanocit;
  21. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

 KRYETARI i KK-së,

Adnan Salihi

Last modified: 29/12/2019

Comments are closed.