Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr: 06-21 /19
Më:17.09.2019.
B u j a n o c
Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08).
K O N V O K O J
Seancën e KATËRT të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 23.09.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për seancë propozoj këtë:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së tretë të mbajtur më 15.07.2019. të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
- Aprovimi i Rregullorës mbi punën e Kuvendit komunal të komunës së Bujanocit;
- Raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01. – 30.06.2019;
- Propozim Vendimi mbi shkarkimin e e administratorit likujdues të N.P.Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore të komunës së Bujanocit – në likujdim;
- Propozim Vendimi mbi emërimin e administratorit likujdues të N.P.Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore të komunës së Bujanocit – në likujdim;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Barnatores ne Bujanoc;
- Propozim Aktvendimi mbi formimin e Komisionit zgjedhorë për zbatimin e zgjedhjeve për këshillat e bashkësive lokale;
- Propzim Aktvendimi mbi formimin e Komisionit zgjedhorë të shkallës së dytë për zbatimin e zgjedhjeve për këshillat e bashkësive lokale;
- Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit shfrytëzues të shërbimeve publike;
- Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit për zhvillimin e komunës;
- Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit për përcjelljen e zbatimit të kodeksit etik;
- Pyetje të këshilltarëve.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
KRYETAR i KK-së,
Adnan Salihi
Last modified: 20/09/2019