Српски|Shqip|

KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2020

24/02/2020

Në bazë të nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për shoqata të qytetarëve i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 24.02.2020, shpallë:

 KONKURS PUBLIK

për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve

me seli në territorin e Komunës së Bujanocit

I

 Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2020 në pozicionin 234, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “Grantet për organizatat joqeveritare”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2020, në shumë prej 2.000.000,00 dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja).

 КОНКУРС – KONKURS

ПРИЈАВА – FLETËPARAQITJE

Образац за предлог пројекта – Formulari për aplikim për projektpropozim

ОДЛУКА – VENDIMI

Last modified: 27/02/2020

Comments are closed.