Komuna e Bujanocit, ka ndarë gjysmëmilioni dinarë për rregullimin e mësojtoreve dhe nyjeve sanitare për shkollën fillore “Ali Bektashi” të Neslacës.
Gjatë ditës, kryeshefi i administratës komunale, Fadil Aliti me bashkëpunëtor, i dorëzoi, drejtorit të shkollës fillore “Ali Bektashi”, Agron Bektashit, vendimin mbi ndarjen e mjeteve në vlerë prej gjysmëmilioni dinarëve për financimin e rregullimit të mësojtoreve dhe nyjeve sanitare në paralelet e ndara të fshatit Letovicë.
Përmirësimi i kushteve për nxënësit e shkollave, prioritet i kësaj qeverisje lokale të Bujanocit.
Last modified: 13/10/2017