Administrata Komunale e Bujanocit njofton qytetarët se në periudhën prej 3 qershorit të këtij viti, nëse plotësohen kushtet e nevojshme të motit, kompania EKOZASHTITA nga Beogradi do të kryejë trajtimin e larvave të mushkonjave në territorin e komunës. Punimet do të kryhen në intervalin kohor nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite dhe janë planifikuar të zgjasin për 2 ditë. Trajtimi do të kryhet me një agjent të kontrollit të larvave të mushkonjave LARVASTOP PIRIPROX 0.5 ZG. Koordinimi i punës do të kryhet nga shefi i ekipit profesional operativ të kontraktuesit, në bashkëpunim me shërbimet komunale kompetente. Në rast të reshjeve të mëdha të shiut, të gjitha punët e paralajmëruara shtyhen për një periudhë prej 7 ditësh.
Last modified: 02/06/2021