Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr:06-34/19
Më:20.12.2019.
B u j a n o c
Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 88. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 11/19).
K O N V O K O J
Seancën e TETË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 23.12.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për seancë propozoj këtë:
R e n d të d i t ë s
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së SHTATË të mbajtur më datën 09.12.2019, të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
- Propozim Vendimi mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2020;
- Propozim Vendimi mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Kordinues për vitin 2020;
- Plani kadrovik i komunës së Bujanocit për vitin 2020;
- Propozim Vendimi mbi taksat administrative komunale për vitin 2020;
- Propozim Vendimi mbi taksat lokale komunale për vitin 2020;
- Propozim Vendimi mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore, kriteret dhe masat e përcaktimit të qirasë për tokën ndërtimore për vitin 2020;
- Propozim Vendimi mbi mbikqyrjen e inspektimit komunal;
- Pyetje të këshilltarëve.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
KRYETAR,
Adnan Salihi
Last modified: 20/12/2019