Српски|Shqip|

LISTA PRELIMINARE E KANDIDATËVE PËR REGJISTRUES TË CILËT FTOHEN NË TRAJNIM

01/09/2023

Enti republikan i statistikës ka shpallë Listën preliminare të kandidatëve për regjistrues, të cilët ftohen në trajnim.

Listën preliminare mund ta shikoni – këtu.

Të drejtën për kundërshtim në Listën preliminare e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në procedure zgjedhore.

Afati për paraqitjen e kundërshtimit është 02.shtator 2023 deri më ora 16.00.

Kundërshtimi mund të paraqitet ekskluzivisht nëpërmjet postës elektronike në email-adresën e Komisionit regjistrues për komunën/qytetin në të cilin kandidati ka konkuruar. Email-adresën e Komisionit regjistrues mund ta shihni – këtu.

Në shqyrtim do të mirren parasysh ekskluzivisht vetëm kundërshtimet e arsyetuara, me të dhënat personale mbi paraqitësin (emri dhe mbiemri, nr rendor i paraqitjes, emri I komunës/qytetit ku është paraqitur kërkesa në Thirrjen publike për angazhimin e regjistruesve).

Kundërshtimet do të shqyrtohen më së voni deri 03.shtator 2023 deri më ora 16.00.

Kandidatët të cilët paraqesin kundërshtim, përgjigjen do ta marrin nëpërmjet postës elektronike, në adresën në të cilën kanë paraqitur kundërshtim.

Kandidatët të cilët nuk janë të kënaqur me përgjigjen e Komisionit regjistrues në kundërshtimin e tyre, mund të parashtrojnë ankesë Entit republikan të statistikës, më së voni deri më 04.shtator deri më ora 16.00, ekskluzivisht nëpërmjet postës elektronike në adresën pravnapopis@stat.gov.rs.

Në shqyrtim nga ana e Entit republikan të statistikës do të mirren ekskluzivisht parasysh vetëm ankesat e arsyetuara, me të dhënat personale të paraqitësit të ankesës (emri dhe mbiemri, nr rendor i paraqitjes, emri I komunës nga është paraqitur kandidaati), me të cilë duhet të paraqiten edhe këto dokumentacione:

Kundërshtimi i paraqitur në Komisionin kompetent për regjistrim;

– përgjigja e Komisionit regjistrues ndaj kundërshtimit.

Ankesat do të shqyrtohen më së voni deri 06.shtator 2023 deri më ora 16.00.

Kandidatët të cilët do të paraqesin ankesë, përgjigje do të marrin nëpërmjet postës elektronike, në adresën nga e cila kanë paraqitur ankesën.

Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët ftohen në trajnim do të shpallet më 07.shtator 2023 në ora 8.00.

Preliminarna ranglist 1

Preliminarna ranglist 2

Preliminarna ranglist 3

Preliminarna ranglist 4

Preliminarna ranglist 5

Preliminarna ranglist 6

 

Last modified: 01/09/2023

Comments are closed.