Në mbështetje të nenit 38. alinea 1. Pika 1. dhe neni 74 të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07 dhe 83/2014 – ligje tjera dhe 101/2016 – ligje tjera), të nenit 43. alinea 1. dhe neni 86 alinea 1. pika 1. të Statutit të Komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), më datën 13.02.2018 nxjerr këtë
V E N D I M
I
I shpalli zgjedhjet për zgjedhjen e anëtarve të Bashkësive lokale në territorin e Komuës së Bujanocit.
II
Zgjedhjet duhet të mbahen në periudhën prej 20.02.2018 deri31.03.2018.
III
Nga data e mbajtjes së tubimit të qytetarëve në të cilin propozohen dhe zgjedhen anëtarët e Këshillave të Bashkësive lokale jeni të obliguar ta njoftoni organin kompetent të KK të Bujanocit.
IV
Ky Vendim hynë në fuqi ditën e miratimit ndërsa publikohet në ,, Gazetën zyrtare të Komunës së Bujanocit ,,
KRYETARI I KUVENDIT KOMUNAL TË KOMUËS SË BUJANOCIT
Numër: ___________
Zëv. KRYETAR,
Basri Veseli
Vendimi mbi shpalljen e zgjedhjeve Lokale
Last modified: 05/03/2018