Српски|Shqip|

VENDIM MBI SHPALLJEN E SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOC

18/07/2020

Në bazë të nenit 38. paragrafi 1 dhe të nenit 39. Parag. 1 pika 5 tëLigjit mbi uljen e rrezikut nga katastrofat dhe menaxhimi me situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 87/2018), të nenit 18  dhe 13 të Dekretit për përbërjen dhe mënyrën e organizimit të punës së shtabeve për situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 27/2020), me propozim të Shtabit të krizave dhe Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës Bujanocit, në seancën e shtatëmbëdhjetë të mbajtur më 16.07.2020., bie këtë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, më 17.07.2020, bie

VENDIM MBI SHPALLJEN E SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME

NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOC

  1. Shpallet situata e jashtëzakonshme në tërë territorin e Komunës Bujanoc, për shkak të fatëkeqësisë elementare të shkaktuar nga përhapja e epidemisë së sëmundjes ngjitëse COVID – 19, në territorin e Komunës Bujanoc.
  2. Situata e jashtëzakonshme shpallet me qëllim të zbatimit të mëtejshëm të masave parandaluese të masave të sigurisë dhe mbrojtjes së jetëve dhe shëndetit të popullatës.
  3. Vendimi mbi shpalljen e situatës së jashtëzakonshme hynë në fuqi menjëherë.
  4. Ky vendim i dërgohet Shtabit të krizave të Qeverisë së RS për eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID – 19, Ministrisë së shëndetësisë të Republikës së Serbisë, Shtabit të qarkut për situata të jashtëzakonshme, Departamentit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë dhe arkivit të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.
  5. Ky Vendim hynë në fuqi në ditën e miratimit dhe publikohet në “Gazetën zyrtyre të Komunës Bujanoc”.

 

Број – Numër: 82-276/20        

KRYETARI I KOMUNËS

Shaip Kamberi       

Last modified: 18/07/2020

Comments are closed.