Српски|Shqip|

U nënshkruan dy kontrata të rëndësishme për Malësinë e Bujanocit

24/10/2017

Premtimi i kahmotshëm  për trafostacionin e fshatit Bilinicë, tanimë po bëhet realitet.

Sot, kryeshefi i administratës komunale, Fadil Aliti, nënshkroi kontratën për ndërtimin e trafostacionit në fshatin Bilinicë, me vlerë prej 3 milionë dinarëve, një kërkesë imediate për banorët e asaj pjese malore  të komunës sonë.

Gjithashtu, sot kryeshefi Fadil Aliti, nënshkroi edhe kontratën tjetër vitale për Malësinë e Bujanocit, ate të nisjes së ndërtimit të rrugës Breznicë-Muhoc. Ky aks rrugor, do t’a shkurtonte në masë të madhe rrugën në mes të këtyre dy fshatrave.

Qeverisja lokale e Bujanocit vazhdon fokusimin ndaj çdo kërkese të qytetarëve të saj.

 

 

 

Last modified: 24/10/2017

Lini një Përgjigje