Српски|Shqip|

Thirrje Publike për Start-Up bizneset

30/07/2021

Komuna e Bujanocit shpallë KONKURS PUBLIK për ndarjen e mjeteve të Mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik në vitin 2021 në Komunën e Bujanocit.

Konkursin e zbaton Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në Komunën e Bujanocit për vitin 2021, për ndarjen e mjeteve në shumë të përgjithshme prej 6.000.000,00 dinarë, për veprimtaritë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit do të bashkëfinancoj shpenzimet е vetëpunësimit (kontributet) në shumë të njëhershme deri në 250.000,00 dinarë me qëllim të themelimit të punëtorisë, kooperativës ose të formave të tjera të ndërmarrësisë, si dhe për themelimin e shoqërisë ekonomike nëse themeluesi krijon në të mardhënie pune.

Afati për aplikim në konkurs është prej 30.07.2021 deri  më 13.08.2021

Për informata më të hollësishme rreth thirrjes publike, klikoni në linqet e mëposhtme:

Subvencionimi i Start-UP 2021 TEKST

Obrazac-1-Prijava-sa-biznis-planom-za-dodelu-bezpovratna-sdredstava-START-UP-1

Obrazac-2-Izjava-o-prihvatanju-uslova-JP

Obrazac-3-Izjava-da-u-prethodnim-12-meseci-nisu-imali-registrovanu-delatnost

 

Last modified: 30/07/2021

Comments are closed.