Српски|Shqip|

Njoftim me rëndësi

16/10/2020

Njoftojmë qytetarët se Shtabi i Krizave i Republikës së Serbisë, për shkak të situatës së pafavorshme epidemiologjike, ka caktuar masa të detyrueshme për të luftuar përhapjen e virusit “COVID-19”, si më poshtë:

• Rekomandohet mbajtja e maskave edhe në ambiente të hapura
• Orari i punës i objekteve hotelierike dhe objekteve për organizimin e lojërave argëtuese dhe lojërave të fatit kufizohet deri në orën 23, me detyrimin që çdo objekt shërbimi të ketë një person përgjegjës të ngarkuar për zbatimin e rreptë të masave parandaluese
• Duke marrë parasysh se është vërejtur që organizohen festime në të cilat mblidhet një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë, ju kujtojmë se kufizimi i mbledhjes së deri në 30 personave është ende në fuqi.

Kontrollën mbi respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 e kryen inspekcioni sanitar Republikan dhe inspekcioni komunal i komunës së Bujanocit.

Last modified: 16/10/2020

Comments are closed.