Српски|Shqip|

NJOFTIM

03/04/2020

Republika e Serbisë

KOMUNA E BUJANOCIT

Departamenti i Administratës së Përgjithshme

Zyra e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit

Nr: 82-84 / 20

Datë: 02.04.2020

B u j a n o c

Në seancën e jashtëzakonshme të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit,  të mbajtur më 31.03.2020, u miratua:                                                

NJ O F T I M

Njoftohen qytetarët e Komunës së Bujanocit se duhet të respektojnë masat e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Serbisë me qëllim të parandalimit të  shfaqjes dhe përhapjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Këshillohen qytetarët, që të mos i lënë shtëpitë e tyre pa nevojë urgjente dhe të mos mblidhen në qendër të qytetit, dhe të mos bëjnë shëtitje drejt liqenit dhe parkut mbi Tërnoc.

Gjithashtu, njoftohen qytetarët  se mund të kullosin lirshëm bagëtitë e veta pa u mbledhur blegtorët bashkë, derisa bujqit mund të punojnë pronën e tyre, me kusht që në fushë/arë të jenë deri në dy persona.

Me respekt,

KOMANDANTI I SHTABIT

Shaip Kamberi

Last modified: 03/04/2020

Comments are closed.