Српски|Shqip|

Kryetari Kamberi priti në takim ambasadorin turk Tanju Bilgiç

20/08/2017

Kryetati i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, priti në zyrën e tij ambasadorin e R. së Turqisë, SH.T.z. Tanju Bilgiç.

Temë e rëndësishme e këtij takimi, ndër tjerash, ishte edhe interesimi i ynë për të rindërtuar mardhëniet e mira me Agjensionin Turk të zhvillimit TIKA, duke e potencuar se një bashkëpunim briliant dhe me rezultate konkrete kishte ekzistuar gjatë viteve 2008 – 2012.

Me Ambasadorin Bilgiç u diskutua edhe për përkrahje konkrete të cilën mund ta jap shteti i Turqisë, përkrahje kjo që do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e Komunës së Bujanocit.

U dakordua që raportet tona në të ardhmen të jenë edhe më të ngushta duke kërkuar gjithnjë arritje të sukseseve të përbashkëta.

Me kërkesë të Ambasadorit Bilgiç u vizitua edhe objekti i Shkollës Fillore “M. Kadriu” në Tërnoc, objekt ky i finansuar nga TIKA.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të ri Turk që i ka bërë Bujanocit.

Last modified: 20/08/2017

Lini një Përgjigje