Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr:06-20/18
Më:13.09.2018.
B u j a n o c
Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)
K O N V O K O J
Seancën e PESTË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 18.09.2018 (e martë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për seancë propozoj këtë:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së katërt të mbajtur më 28.06.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
- Propozim Vendimi mbi ndërprerjen e mandatit të këshilltarit;
- Propozim Vendimi mbi verifikimin e mandatit të këshilltarit;
- Raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01 – 30.06.2018;
- Propozim Vendimi për rregullimin komunal të Komunës së Bujanocit;
- Propozim Vendimi për konvertimin e kërkesës së Komunës së Bujanocit në investim të përhershëm në kapitalin e SH.A “Simpo” Vranjë;
- Raporti i punës i NP “Komunalia” Bujanoc për vitin 2017;
- Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi themelimin e Bashkësive lokale;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime;
- Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendmit mbi rrjetin e Shkollave fillore në teritorin e Komunës së Bujanocit;
- Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F ”Bora Stankoviq” Klenik;
- Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.M ”Sveti Sava” Bujanoc;
- Pyetje të këshilltarëve.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
KRYETAR,
Adnan Salihi
Last modified: 17/09/2018