Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr:06-23 /18
Më:17.10.2018.
B u j a n o c
Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)
K O N V O K O J
Seancën e GJASHTË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 22.10.2018 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për seancë propozoj këtë:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së pestë të mbajtur më 18.09.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
- Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2018;
- Programi i veçantë i NP“Komunalia“ Bujanoc sipas projekteve të parapara me buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2018;
- Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Koridinues;
- Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale dhe të sigurisë sociale të qytetarëve të cilat financohen nga buxheti i komunës së Bujanocit;
- Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.M “Sveti Sava” Bujanoc;
- Pyetje të këshilltarëve.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
KRYETAR,
Adnan Salihi
Last modified: 21/10/2018