Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihu, fton seancën e katërt të Kuvendit Komunal të Bujanocit më për ditën е enjte (28.06.2018)

23/06/2018

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-14 /18

Më:21.06.2018.

B u j a n o c

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera,dhe 101/2016- ligj.tjera), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)

K O N V O K O J

Seancën e  KATËRT të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 28.06.2018 (е enjte). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

Rend të ditës

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së tretë të mbajtur më 18.06.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

  1. Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar për vitin 2017 të Shtëpisë së shëndetit Bujanoc;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të punës dhe atij financiar të Shtëpisë së shëndetit Bujanoc për vitin 2018;
  4. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e Drejtorit të Qendrës sportive „Rinia“ Bujanoc;
  5. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e drejtorit të Qendrës sportive „Rinia“ Bujanoc;
  6. Pyetje të këshilltarëve.

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

KRYETAR,

Adnan Salihi

Last modified: 23/06/2018

Comments are closed.