Српски|Shqip|

Konvokohet seanca e tetë e Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit

19/12/2017

Republika e Serbisë
KUVENDI KOMUNAL BUJANOC
Nr: 06-32/17
Më:16.12.2017.
B u j a n o c

Në bazë të nenit 38. par. 1. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera,dhe 101/2016- ligj.tjera), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)

K O N V O K O J

Seancën e TETË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 21.12.2017 (e enjte). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

Rend të ditës

1. Propozim Vendimi mbi taksat administrative komunale për vitin 2018;
2. Propozim Vendimi mbi taksat lokale komunale për vitin 2018;
3. Propozim Vendimi mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018;
4. Propozim Vendimi mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore, kriteret dhe masat e përcaktimin të qirasë për tokën ndërtimore për vitin 2018;
5. Propozim Vendimi mbi kompensimin për mbrojtejn dhe avansimin e mjedisit jetësorë në Komunën e Bujanocit;
6. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
7. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
8. Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Barnatorës Bujanoc;
9. Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F ”Sami Frashëri” Lluçan;
10. Propozim Aktvendimin mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës fillore për arsim dhe edukim muzikor në Bujanoc;
11. Pyetje të këshilltarëve.

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

Rendi i ditës në Dokument

Zv. KRYETARI,
Zoran Antiq

Last modified: 19/12/2017

Lini një Përgjigje