Српски|Shqip|

Konkurs për subvencionimin e bizneseve lokale nga Komuna e Bujanocit, që veprimtaria e tyre ka qenë e ndaluar me vendim të Qeverisë së Serbisë përgjatë gjendjes së jashtëzakonshme

28/05/2020

Komisoni për ndarjen e subvencioneve për biznese dhe bujqësi, nga donacion i Qeverisë së Kosovës, shpall:

K O N K U R S

Ftohen bizneset lokale nga territori i Komunës së Bujanocit, veprimtaria e të cilëve ka qenë e ndaluar së funksionuari gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga  Qeveria e Serbisë për luftimin e koronavirusit, që të aplikojnë për mjetet e destinuara si ndihmë për bizneset nga fondi COVID i Komunës së Bujanocit.

Të drejtë aplikimi në ketë konkurs, kanë vetëm ato biznese, që me vendim të Qeverisë së Serbisë, e kanë pasur të ndaluar ushtrimin e aktiviteteve biznesore – kanë qenë të mbyllura.

Dokumentacioni:

  • Formulari i plotësuar në formë elektronike (kompjuter),
  • Vendimi nga Agjencioni për Regjistrimin e Bizneseve (APR)
  • Deklarata e lirë e ndërmarrësit/sipërmarrësit që gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonhsme nuk ka larguar asnjë punëtor nga puna

Afatet: Konkursi do të jetë i hapur nga 28.05.2020 deri më 04.06.2020 ora 15:00h.

Shuma e mjeteve totale për ketë konkurs është 5.4 milionë dinarë.

Të gjitha aplikacionet dorëzohen përmes shkrimores së Administratës komunale (Kati i parë), ose edhe përmes postës së përgjithshme në adresën; Komuna e Bujanocit, rruga Karagjorgje Petroviq, numër 115, për: “Konkursin e subvencionimit të bizneseve lokale nga Fondi COVID i Komunës së Bujanocit.”

 

Në Bujanoc, më 28.05.2020

ADMINISTRATA KOMUNALE E BUJANOCIT

 

Kryetar i Komisionit

___________________

                                                                                                                                                 Rahim Salihi

TEKSTI I KONKURSIT

FORMULARI 2020

KONKURSI

 

Last modified: 28/05/2020

Comments are closed.