Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social i Qeverisë së Republikës së Serbisë ftojnë të gjitha palët e interesuara të aplikojnë në konkursin e shpallur publik për pranimin e kandidatëve në Programin e Praktikës Profesionale për vitin 2024/2025.
Programi, i cili organizohet për të pestin vit radhazi, do t’u mundësojë të rinjve të punojnë në institucionet shtetërore për dhjetë muaj, duke filluar nga maji 2024.
Ftohen të aplikojnë në konkurs të gjithë ata që kanë mbaruar së fundmi fakultetin dhe janë të interesuar për funksionimin e administratës shtetërore dhe që kanë vendbanim në Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar, Nova Varosh, Preshevë, Priboj, Prijepolje, Rashkë, Sjenicë dhe Tutin deri më 15 prill 2024.
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen përmes një procesi selektimi që përfshin shqyrtimin e aplikimit, një intervistë në internet dhe një test me shkrim.
Kërkesat në lidhje me kualifikimet e kërkuara dhe aplikimin janë në dispozicion në lidhjen:
https://forms.gle/SVrGtuKrh2uksEGZ6
Last modified: 03/04/2024