Српски|Shqip|

KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2021, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

07/06/2021

Në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi pranimin e Programit të masave mbi ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subjektet ekonomike në pronësi private për vitin 2021, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 05 numër401 – 4685/2020-01 i datës 27.05.2021, si edhe në bazë të nenit 31 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 07.06.2021,

 

 

shpall

KONKURS

për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për

vitin 2021, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

 

I VLERA E MJETEVE

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 40.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Me fondet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:

  • për Masën I, përkatësisht për bashkëfinancimin e projekteve të sipërmarrësve të cilët kanë për tendencë rritjen dhe punësimet e reja.
  • për Masën II, gjegjësisht projektet e shoqërive të vogla ekonomike në përputhje me Rregulloren mbi Rregullat për Ndarjen e Ndihmës Shtetërore („Gazeta Zyrtare e RS-ës, nr. 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13, 119/14dhe 23/21 –rregullorestjetër), dhe në përputhje me Ligjin mbi Kontabilitet („Gazeta Zyrtare e RS-ës“ numër 73/19) klasifikohen në kompani mikro dhe të vogla (në tekstin e mëtejmë: kompani mikro dhe të vogla), të cilat kanë tendencë për rritje dhe punësime të reja.

Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet që plotësojnë kushtet e këtij konkursi.

Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3 e Programit për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për sipërmarrësit.

Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit.

Për më shumë detaje rreth konkursit, klikoni dokumentet e mëposhtme:

Konkurs za subvencije 2021 – albanski jezik (1)

Program ALB (1) 2021

смернице за попуњавање пријава 2021.

Kriterijumi mikro i mala privredna drustva

Критеријуми за предузетнике

Obrazac 1A – prijava predloga projekata za meru 1 – preduzetnike

Obrazac 1B – prijava projekata za meru 2 – mikro i mala privredna drustva

Obrazac broj 2 – izjava o saglasnostima sa uslovima poziva

Obrazac broj 3 – obrazac troskova

 

 

Last modified: 07/06/2021

Comments are closed.