Në bazë të Vendimit mbi rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2020 nr. 401-4/2020 të dates 17.09.2020, Drejetorati për shërbime publike shpallë Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Bujanocit për periudhën e vitit shkollor 2020/2021.
I. NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT
Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Drejtorati për shërbim publik për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2020. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2021, Drejtorati për shërbim publik do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2020/2021.
Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunën e Bujanocit dhe për herë të parë të vitit shkollor 2020/2021, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.
Në konkursin mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme mund të paraqiten nxënësit e vitit të I të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet nga klasa e V deri në klasën e VIII të shkollës fillore kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5), përkatësisht nxënësit nga viti i II deri në vitin e IV të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet e mëparshme të shkollës së mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5) dhe të cilët kanë pasur sjellje shembullore (5).
Bursa do t`i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët ndjekin vitin shkollor 2020/2021 në shkollat në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në territorin e Bujanocit.
Nxënësit të cilët vetëm se kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Serbisë nuk kanë të drejtë për shfrytëzimin e bursës së Drejtorati për shërbime publike, ndërsa nëse ndërkohë fitojnë të drejtën e ndonjë burseje tjetër, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara. Drejtorati për shërbime juridike ka të drejtën që të verifikoj kandidatët e bursave se a kanë arritur të drejtën për bursë nga ndonjë organ tjetër shtetëror i cili financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjes lokale.
Drejtorati për shërbime publike në përputhje me buxhetin për vitin 2020, ka në dispozicion të mjeteve financiare për 124 bursa.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS
– Aplikacioni i plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e Drejtoratit për shërbime publike i bashkangjitur në konkurs (formulari numër 1),
– Vërtetimi të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënat e obligueshme mbi regjistrimin në njërin nga vitet e shkollës së mesme në territorin e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Vrajë të vitit shkollor 2020/2021, suksesin e arritur në vitin e mëparshëm dhe të dhënën se kur për herë të parë ka regjistruar vitin e parë të shkollës së mesme (formulari i numër 2)
– Kopjet e vërtetuara të dëftesave për të gjitha vitet shkollore të përfunduara (për nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme kopja e vërtetuar e dëftesave nga klasa V deri në klasën e VIII të shkollës fillore, si dëshmi i suksesit të arritur në shkollën fillore në të cilën kandidati e ka kryer. Për nxënësit e vitit të dytë, tretë dhe katërt të shkollës së mesme kopjet e vërtetuara të dëftesave rreth suskesit të arritur në të gjitha vitet e shkollës së mesme, të cilën e lëshon shkolla e mesme në të cilën kandidati ndjek mësimin)
– Çertifikata e vdekjes nga libri amëz i të vdekurve, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit dhe vërtetimin mbi kujdestarinë (origjinalin të cilin e jep organi kompetent i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar të cilën e vërteton noteri),
– Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore për çdo anëtarë të familjes të nxënësit (formulari numër 4) të cilin e vërteton organi në komunën e vendbanimit, dhe i cili lëshohet në bazë të deklaratës të dhënë rreth anëtarëve të familjes në prani të dy dëshmitarëve dhe dëshmive të duhura rreth të ardhurave të arritura të familjes për periudhën nga 1 janar deri në 30 qershor të vitit 2020 (formulari numër 3).
– Të dhënat e lexuara elektronike të letërnjoftimit apo fotokopjen e letërnjoftimit të vjetër me afat e nxënësit, përkatësisht të dhënat e shtypura nga letërnjoftimi elektronik apo fotokopja e letërnjoftimit të vjetër me afat e prindit apo kujdestarit po nëse nxënësi ka më pak se 16 vjet
– Katër shembuj të Kontratës mbi Bursë të cilat janë të plotësuara në mënyrë të rregullt dhe të nënshkruara nga ana e nxënësit dhe prindit apo kujdestarit të nxënësit.
Dokumentet e konkursit nuk kthehen.
Dokumentet e theksuara, konkretisht dëshmit, lëshohen dhe vërtetohen nga shërbimet përkatëse, të cilat janë:
– formularin numër 2, e vërteton shkolla e mesme të cilën nxënësi e ndjek mësimin,
– Formularin me numër 3 dhe 4, e vërteton drejtorati,
– kopjet e dëftesave i vërteton noteri
– çertifikatën e vdekjes nga libri amëz i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit dhe vërtetimin mbi kujdestarinë e lëshon organi kompetent i administratës komunale, ndërsa kopjen e vërteton noteri
Shembullin e Kontratës mbi Bursë mund ta merrni në ueb faqen në adresën www.bujanovac.rs ose
në zyrën e nr. 301 të administratës komunale të komunës së Bujanocit.
VËREJTJE: Të gjitha dokumentet e nevojshme për paraqitje në konkurs duhet të jenë të plotësuara në mënyrë të rregullt dhe me shkrim të lexueshëm. Është e nevojshme që kandidati, numrin e llogarisë bankare dhe emrin dhe adresën e saktë të bankës ta shënoj në shembullin e kontratës mbi mbursë dhe në formularin e paraqitjes për ndarjen e bursës për nxënës (formulari nr 1) me rastin e dorëzimit të dokumentacionit të konkursit.
III. AFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT
Afati për paraqitje në konkurs është prej 19 tetor deri më 06 nëntor 2020, deri në ora 15:00.
Lutjet për ndarjen e bursës dhe dokumentet me cilat dëshmohet përmbushja e kushteve, dorëzohen në zarfin e mbyllur. Në anën e pasme të zarfit është e domosdoshme të shënohet emri dhe mbiemri i aplikuesit të lutjes dhe adresa e aplikuesit të lutjes. Në pjesën e përparme të zarfin duhet të shënoni vërejtjen: PËR KONKURSIN PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR PERIUDHËN 2020/2021.
Kërkesat dorëzohen në zyrën 301. Të administratës komunale. Organi i cili pranon lutjen, të njëjtën shënon numrin dhe datën se kur është dorëzuar lutja.
Dokumentacioni i konkursit i cili nuk dorëzohet me kohë dhe i cili nuk është i kompletuar nuk do të merret në shqyrtim.
IV. NDARJA E BURSËS
Kriteret për përpilimin e ranglistës janë:
– nxënësve të cilëve të dy prindërit i kanë vdekur 30 poena;,
– nxënësve të cilëve njëri nga prindërit i ka vdekur 25 poena;
– nxënësit të cilët jetojnë në familjet të cilat kanë të ardhura mujore për antarë nga
0 – 15.000,00 dinarë 20 poena
– nxënësit të cilët jetojnë në familjet të cilat kanë të ardhura mujore për antarë nga
15.001,00 dhe më shumë dinarë 15 poena;
– për sukses të shkëlqyeshëm në vitin e mëparshëm 15 poena;
– për sukses shumë të mirë në vitin e mëparshëm 10 poena
Në rast se dy apo më shumë kandidatë e kanë numrin e njejtë të poenave, Komisioni do t`i japë përparsi kandidatit i cili ka mesatarën më të lartë në vitin e kaluar të përfunduar.
Në rast se ka dy apo më shumë kandidatë të cilët kanë mesatarën e njetë për vitin e kaluar të përfunduar, Komisioni do t`i japë përparsi atij kandidati i cili e ka notën mesatare gjatë shkollimit të kaluar (mblidhen mesataret e gjitha viteve të kaluara dhe pjesëtohen me numrin e viteve të shkollimit).
Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat lutjet e arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha lutjet të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë bursën në bazë të numrit të poenave dhe në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen e Bursistëve të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.
Kandidatët për ndarjen e bursave të cilët nuk janë të përzgjedhur në Vendimin mbi Ndarjen e Bursave, kanë të drejtë në ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit të Zgjedhjes së Bursistëve, ndërsa në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Admnistrative. Ankesa i parashtrohet Këshillit komunal, përmes Komisionit. Në ankesë duhet të theksohen arsyet për parashtrimin e ankesës dhe arsyeshmëria, përkatësisht me të duhen të dorëzohet edhe dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila nuk është dërguar me kohë apo e cila është dërguar nga ana e personit të paautorizuar do të hidhet poshtë. Mbi ankesën vendos këshilli komunal në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të ankesës. Vendimi i këshillit komunal është përfundimtar në procedurën administrative.
Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të administrates komunal dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).
Në bazë të rang listës përfundimtare mbi ndarjes e bursave të nxënësve, pas vendimarrjes rreth ankesave, nxënësit, përkatësisht prindi apo kujdestari i nxënësit nënshkruan kontratë mbi ndarjen e bursës me Drejtoratin mbi shërbime publike, me të cilën rregullohen ngushtë të drejtat dhe detyrimet në lidhje me shfrytëzimin e bursës. Bursa ndahet pa detyrimin për t`u kthyer.
Shfrytëzuesit të bursës i pezullohet pagesa e bursës së miratuar në rast të dhënave jo të sakta të treguara, kur në të njejtën kohë merr bursë, kredi ose ndonjë formë të njejtë të përfitimit në baza tjetra nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjeve lokale, kur të humb të drejtën e finansimit të shkollimit nga buxheti ose heqë dorë nga shkollimi i rregullt.
V. SHUMA E BURSAVE DHE PAGESA
Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, dhe nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2021, atëherë do të paguhen në kontinuitet deri në fund të vitit shkollor 2020/2021.
VËREJTJE: Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit të nxënësit.
VI. FORMULARËT E KONKURSIT
Formularët për këtë konkurs mund të merren në vendin ku edhe dorëzohen lutjet, mirëpo mund të merren edhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit në adresënwww.bujanovac.rs
Informacionet shtesë mund të merren në zyren 301 të administratës komunale të komunës së Bujanocit.
Tekst KONKURSA SRB-ALB
obrazac 1
obrazac 2
obrazac 3
obrazac 4
KONTRATA UGOVOR
Last modified: 19/10/2020