Lëndë e konkursit është bashkëfinancimi i prodhimit të përmbajtjeve mediale në territorin e komunës së Bujanocit në vitin 2018, të cilët janë të rëndësishëm për realizimin e interesit publik i cili është i definuar me nenin 15. të Ligji mbi informimin publik të medieve.
Konkursi shpallet për bashkëfinancimin e projekteve realizimi i të cilëve nuk mundet të jetë më i gjatë se tre vite.
Mjetet e ndara për projektet të cilat zgjasin më shumë se një vit, paguhen në vitin për të cilin është shpallë konkursi.
Pjesëmarrësit e konkursit të cilët kanë marrë mjete, raportin mbi realizimin e projektit i dorëzojnë organit i cili ka ndarë mjetet, në formën e raportit narrativ dhe financiar, në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur.
Pjesëmarrësi i konkursit i cili ka fituar mjete për bashkëfinancimin e projektit realizimi i të cilit është më i gjatë se një vit dorëzon raportin narrativ financiar mbi realizimin e projektit për çdo vit kalendarik, deri në fund të atij viti, organit i cili i ka dhënë mjetet.
Qëllimet e konkursit: mbështetja e realizimit të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi pluarizmit medial, stimulimi i krijimtarisë mediale në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetja e krijimtarisë mediale dhe realizimit të së drejtës për informim në të gjitha fushat e jetës publike, posaçërisht grupeve të mbrojtura.
Obrazac 1 Formulari 1- Prijava Paraqitja (1)
Budzet projekta – Buxheti i projektit (1)
Last modified: 27/04/2018