Српски|Shqip|

Komuna e Bujanocit ndan gjysmë milioni dinarë për sh.f. “Muharrem Kadriu” në Tërnoc

11/10/2017

Komuna e Bujanocit, sot ka ndarë gjysmë milioni dinarë për shkollën fillore “Muharrem Kadriu” të Tërnocit. Administrata komunale e Bujanocit, nëpërmjet departamentit për arsim, ka ndarë 500 mijë dinarë, për financimin e pajisjeve për kabinetin e fizikës dhe kimisë, të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc. Vendimin mbi ndarjen e mjeteve në vlerë gjysmë milioni dinarë, gjatë ditës, kryeshefi për arsim, Driton Rexhepi, i’a dorëzoi, drejtorit të shkollës, Bajram Salihut. Komuna e Bujanocit, do të vazhdoi në financimin e përmirësimit të kushteve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Last modified: 11/10/2017

Lini një Përgjigje