Qytetarët nga sot mund t’i bashkohen diskutimit publik njëjavor për draft Planin e Veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit, përmes platformës inovative ”Toka për ne”, e krijuar për të përfshirë qytetarët në proceset vendimmarrëse. Më shumë se 300 qeveri lokale tashmë po e përdorin atë për të komunikuar me qytetarët e tyre dhe Bujanoci është një nga tre liderët në Serbi në konsultimin me qytetarët e saj për çështje të rëndësishme në këtë mënyrë.
Deri në javën e ardhshme qytetarët do të mund të japin sugjerimet dhe propozimet e tyre dhe ato që do të ngjallin më shumë reagime (pëlqime apo komente) mund të shqyrtohen nga Grupi i Punës, i cili ishte përgjegjës për hartimin e draftit që po diskutojmë.
Plani i veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Bujanocit është zhvilluar në kuadër të ofrimit të mbështetjes mentoruese për organet këshilldhënëse në procesin e hartimit të dokumenteve planore lokale për komunat Vranjë, Leban dhe Bujanoc. Trupat këshillëdhënës përbëhen nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunës dhe Qendrës për punë sociale.
Hartimi i Planit të Veprimit është pjesë e programit për mbështetjen e organeve shtetërore dhe shërbimeve publike në prezantimin dhe testimin e modaliteteve për qasje më të mirë të qytetarëve në shërbimet sociale dhe tejkalimin e pengesave për përfshirjen e grupeve të cenueshme në mjedise etnikisht të përziera.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të përfshihen aktivisht në diskutimin e draft planit të veprimit, sepse kjo është një fushë e rëndësishme që shqetëson shumicën dërrmuese të bashkëqytetarëve tanë.
Last modified: 09/11/2021