Српски|Shqip|

FTESË PUBLIKE PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS SË SHFRYTËZIMIT PA KOMPENSIM TË TOKËS BUJQËSORE NË PRONËSI SHTETËRORE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2021

08/09/2020

Në pajtim me Ligjin mbi token bujqësore (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 62/06, 65/08 – ligji tjetër, 41/09 dhe 112/15, 80/17 dhe 95/18), Rregullores mbi kushtet dhe procedurën e dhënies me qira dhe mbi shfrytëzimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 16/17, 111/17, 18/19, 45/19, 3/20 dhe 25/20), Komisioni për hartimin e Programit vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore  komunës së Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Komisioni), shpallë ftesë publike, me të cilën i njofton:

– entet arsimore- shkollat, shërbimet profesionale të bujqësisë dhe entet sociale se mund t’iu jipet në shfrytëzim sipërfaqe të tokës bujqësore në pronësi shtetërore e cila është veprimtari gjegjëse me të cilën merren, më së shumti deri në 100 haktarë;

– entet e shkollimit të lartë – fakultetet dhe institutet shkencore themelues i të cilave është shteti dhe entet për ekzekutimin e sanksioneve penale se mund t’iu jipet në shfrytëzim sipërfaqe të tokës bujqësore në pronësi shtetërore e cila është veprimtari gjegjëse, më së shumti deri në 1000 haktarë;

ta dërgojnë dokumentacionin përkatës me qëllim të realizimit pa pagesë të shfrytëzimin të tokës bujqësore në pronësi shtetërore në territorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021, der më 31. tetor 2020.

 

Ftesë publike -1

Last modified: 08/09/2020

Comments are closed.