Në bazë të nenit 38. paragrafi 1 dhe të nenit 39. Parag. 1 pika 5 tëLigjit mbi uljen e rrezikut nga katastrofat dhe menaxhimi me situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 87/2018), të nenit 18 dhe 13 të Dekretit për përbërjen dhe mënyrën e organizimit të punës së shtabeve për situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 27/2020), me propozim të Shtabit të krizave dhe Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës Bujanocit, në seancën e shtatëmbëdhjetë të mbajtur më 16.07.2020., bie këtë
Kryetari i Komunës së Bujanocit, më 17.07.2020, bie
VENDIM MBI SHPALLJEN E SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME
NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOC
- Shpallet situata e jashtëzakonshme në tërë territorin e Komunës Bujanoc, për shkak të fatëkeqësisë elementare të shkaktuar nga përhapja e epidemisë së sëmundjes ngjitëse COVID – 19, në territorin e Komunës Bujanoc.
- Situata e jashtëzakonshme shpallet me qëllim të zbatimit të mëtejshëm të masave parandaluese të masave të sigurisë dhe mbrojtjes së jetëve dhe shëndetit të popullatës.
- Vendimi mbi shpalljen e situatës së jashtëzakonshme hynë në fuqi menjëherë.
- Ky vendim i dërgohet Shtabit të krizave të Qeverisë së RS për eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID – 19, Ministrisë së shëndetësisë të Republikës së Serbisë, Shtabit të qarkut për situata të jashtëzakonshme, Departamentit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë dhe arkivit të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.
- Ky Vendim hynë në fuqi në ditën e miratimit dhe publikohet në “Gazetën zyrtyre të Komunës Bujanoc”.
Број – Numër: 82-276/20
KRYETARI I KOMUNËS
Shaip Kamberi
Last modified: 18/07/2020