Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihi konvokon seancën e tretë të Kuvendit Komunal të Bujanocit për ditën e hënë – 15 korrik

11/07/2019

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr: 06-16/19

Më:05.07.2019.

B u j a n o c

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, nr. 5/19), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08).

 

K O N V O K O J

 

Seancën e TRETË të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 15.07.2019 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

Për seancë propozoj këtë:

 

Rend të ditës

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së dytë të mbajtur më 27.05.2019 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

  1. Propozim Vendimi mbi ujësjellësin;
  2. Propozim Vendimi mbi shpalljen e zonave erozive dhe përshkrimin e masave kundër erozive;
  3. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  4. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e U.D. të Barnatores në Bujanoc;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të „NP Komunalia“ Bujanoc për vitin 2018;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar për vitin  2018 të Barnatores;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të punës dhe atij financiar të Barnatores për vitin 2019;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc për vitin 2018;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc për vitin 2018;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Agjensionit turistik Bujanoc për vitin 2018;
  11. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe atij financiar të Qendrës sportive “Rinia” Bujanoc për vitin 2018;
  12. Raporti i punës me Raportin financiar të Qendrës për punë sociale në Bujanoc për vitin 2018;
  13. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e komisionit për zgjedhje dhe emërime;
  14. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;
  15. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc;
  16. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

 

       KRYETARI i KK-së,

Adnan Salihi

Last modified: 11/07/2019

Comments are closed.