Српски|Shqip|

Kryetari Adnan Salihu konvokon seancën e gjashtë të KK të Bujanocit për datën 22 tetor, 2018

21/10/2018

Republika e Serbisë

KUVENDI KOMUNAL BUJANOC

Nr:06-23 /18

Më:17.10.2018.

B u j a n o c

 

Në bazë të nenit 38. të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07, 83/2014 ligj.tjera, 101/2016- ligj.tjera dhe 47/2018), nenit 43. të Statutit të Komunës së Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), dhe të nenit 79. par. 1. të Rregullorës të Kuvendit Komunal të Bujanocit (,,Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës”, nr. 30/08)

 

K O N V O K O J

 

Seancën e  GJASHTË  të Kuvendit Komunal të Bujanocit më 22.10.2018 (e hënë). Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.

 

Për seancë propozoj këtë:

 

Rend të ditës

 

Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së pestë të mbajtur më 18.09.2018 të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.

 

  1. Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  2. Programi i veçantë i NP“Komunalia“ Bujanoc sipas projekteve të parapara me buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2018;
  3. Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi përcaktimin e projekteve të cilat financohen nga buxheti i Trupit Koridinues;
  4. Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale dhe të sigurisë sociale të qytetarëve të cilat financohen nga buxheti i komunës së Bujanocit;
  5. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës në SH.M “Sveti Sava” Bujanoc;
  6. Pyetje të këshilltarëve.

 

Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.

 

 

KRYETAR,

Adnan Salihi

Last modified: 21/10/2018

Comments are closed.