Në mbështetje të nenit 38. alinea 1. Pika 1. dhe neni 74 të Ligjit mbi vetadministrimin lokal (“Gazeta zyrtare e RS” nr. 129/07 dhe 83/2014 – ligje tjera dhe 101/2016 – ligje tjera), të nenit 43. alinea 1. dhe neni 86 alinea 1. pika 1. të Statutit të Komunës së Bujanocit dhe (“Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjës”, nr. 24/08), Aktvendimi mbi anulimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit për bashkësi lokale Tërnoc nr: 04-15/18 nga data26.03.2018 Kryetari I KK-së më datën 28.03.2018 nxjerr këtë:
– V E N D I M
I
Shpallen zgjedhjet për zgjedhjen e anëtarve të Bashkësisë lokale në Tërnoc Komua e Bujanocit.
II
Zgjedhjet duhet të mbahen më datën 31.03.2018 (e shtunë) duke filluar nga ora 09 deri 19:00, në hapsirat e SH.F.Muharrem Kadriu- mahalla e strukarëve në Tërnoc.
III
Nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni është i obliguar që të përcaktoj rezultatet e votimit dhe t’i paraqites një raport Kryetarit të Kuvendit Komunal për zgjedhjet e zhvilluara në B.L Tërnoc.
IV
Ky Vendim hynë në fuqi ditën e miratimit ndërsa publikohet në ,, Gazetën zyrtare të Komunës së Bujanocit ,,
KRYETARI I KUVENDIT KOMUNAL TË KOMUËS SË BUJANOCIT
-Numër: 04-16/18
– K R Y E T A R I KK,
Dr. Adnan Salihi
Last modified: 28/03/2018