Premtimi i kahmotshëm për trafostacionin e fshatit Bilinicë, tanimë po bëhet realitet.
Sot, kryeshefi i administratës komunale, Fadil Aliti, nënshkroi kontratën për ndërtimin e trafostacionit në fshatin Bilinicë, me vlerë prej 3 milionë dinarëve, një kërkesë imediate për banorët e asaj pjese malore të komunës sonë.
Gjithashtu, sot kryeshefi Fadil Aliti, nënshkroi edhe kontratën tjetër vitale për Malësinë e Bujanocit, ate të nisjes së ndërtimit të rrugës Breznicë-Muhoc. Ky aks rrugor, do t’a shkurtonte në masë të madhe rrugën në mes të këtyre dy fshatrave.
Qeverisja lokale e Bujanocit vazhdon fokusimin ndaj çdo kërkese të qytetarëve të saj.
Last modified: 24/10/2017