Enti republikan për statistika ka shpallur Listën përfundimtare të regjistruesve të përzgjedhur për punë në Regjistrimin e popullësisë, amvisërisë dhe banesave për vitin 2022.
Listën e regjistruesve mund ta shikoni këtu.
Regjistruesit e përzgjedhur janë të obliguar që më së voni deri më 21.shtator 2022 deri më orën 16,00 të japin të dhënat shtesë të tyre, të nevojshme për përpilimin e kontratës së angazhimit në linkun
Të gjithë regjistruesit me telefon/email do të njoftohen për terminin e tyre të ardhjes në hapsirat e Komisionit regjistrues për të nënshkruar kontratat dhe për të marrë mjetet dhe materialet për punë. Gjatë ardhjes për nënshkrimin e kontratave, regjistruesit duhet të sjellin nga një fotografi 3,5 cmx 4,5 cm për përpilimin e kartelave identifikuese.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar trajnimin por nuk janë përzgjedh për punë në Regjistrimin e vitit 2022, nënkuptohen regjistrues rezervë, dhe sipas nevojës mund të ftohen më vonë me qëllim të angazhimit në Regjistrimin e vitit 2022.
Me publikimin e Listës përfundimtare të regjistruesve të përzgjedhur përfundon procedura për përzgjedhjen e regjistruesve në përputhje me Thirrjen publike për aplikimin e regjistruesve, i shpallur më 22.korrik të vitit 2022.
Last modified: 21/09/2022