Drejtorati për Urbanizëm
-
I lindur më 12.07.1984 në Tërnoc, komuna e Bujanocit.
Shkollën e mesme e ka përfunduar në Bujanoc. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Nishit, fakulteti Ekonomik në Vranjë, në drejtim e ekonomisë.
Në vitin 2009 është punësuar në Drejtoratin e financave në Komunën e Bujanocit ku ka punuar si bashkëpunëtor profesional. Nga viti 2012 – 2016 ka punuar në Drejtoratin për veprimtari shoqërore.
Nga viti 2017 kryen detyrën e Kryeshefit të Drejtoratit për urbanizëm, çështje pronësoro – juridike, veprimtari komunale-banesore dhe veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të ambientit jetësor.Është i martuar dhe ka një fëmijë.
Flet rrjedhshëm gjuhën serbe ndërsa njeh edhe gjuhën angleze
-
Drejtoriati për urbanizëm, çështje pronësore – juridike, komunale – banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësor kryen punë administrative dhe punë të tjera në zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit dhe të rregullave të tjera zbatimi i drejtëpërdrejtë i të cilave i është besuar Komunës në sferën e urbanizmit, të punëve pronësore e juridike, në sferën komunale e banesore dhe në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësorë.
Drejtoriati për urbanizëm, çështje pronësore- juridike, komunale- banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësorë merr pjesë në hartimin e Programit për hartimin e Planit hapësinorë të Komunës, bënë shpalljet publike lidhur me inicimin e hartimit të dokumentit për planifikim, kujdeset për ekspozimin e dokumentit për vështrim publik, i siguron kopjet ekzistuese të planit topografik dhe kadastral, përkatësishtë të ruajtura në formë digjitale, përkatësishtë të kadastrit të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore, siguron azhornimin e bazave kadastrale, grumbullon të dhënat për nevojat e hartimit të Planit, përgatit propozimet e vendimeve mbi hartimin e Planit urbanisitik, lëshon ekstrakte nga Planet urbanisitke, lëshon akte mbi kushtet urbanistike, organizon prezentimet publike të projektit urbanistik, vërteton se Projekti urbanistik është hartuar në pajtim me Planin urbanistik, merr pëlqimet të cilat janë paraparë me ligje të veçanta si kushtë për lëshimin e lejes ndërtimore, kompleton kushtet për inkuadrim në infrastrukturën e komunikacionit dhe ate komunale dhe të kushteve të tjera të parapara, zgjidh paraqitjen e objekteve – ndërtimi, përkatësishtë rekonstruimi i të cilave është kryer pa leje ndërtimor, lëshon leje për ndërtim, lëshon leje të përdorimit për objektet në kompetencë të komunës, bënë kontrollimin teknik të objekteve, bie aktvendime mbi rrënimin e objekteve sipas kërkesës së palës.
I propozon draftet e akteve të cilat i miraton Kuvendi komunal, Kryetari i Komunës dhe Këshilli komunal nga kjo sferë. Drejtëpërsëdrejti i zbaton rregullat e Komunës në këto sfera.
Drejtoriati për urbanizëm, çështje pronësore- juridike, komunale- banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësorë kryen punë të cilat kanë të bëjnë me rregullimin, zhvillimin dhe kryerjen e veprimtarive komunale dhe kujdeset për sigurimin e kushteve për kryerje në vazhdimësi të veprimtarive komunale.
E përcjellë realizimin e programit për rregullimin e tokës ndërtimore.
Në pajtim me Ligjin, zbaton procedurën e largimit nga banesa të personave të vendosur në banesa dhe hapësira të përbashkëta në mënyrë të kundërligjshme, kurse kryen edhe punë të tjera të besuar me ligj nga sfera banesore.
Siguron kushte për zbatimin e mbrojtjes dhe të përparimit të mjedisit jetësorë për kryerjen e veprimtarive të caktuara në pajtim me Ligjin.
Drejtoriati për urbanizëm, çështje pronësore- juridike, komunale- banesore, veprimtari ndërtimore dhe mbrojtje të mjedisit jetësorë kryen punë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen dhe evidentimin e patundshmërive të Komunës, të menaxhimit, shfrytëzimit dhe disponimit me patundshmëritë e Komunës, zbaton procedurën e eksproprijimit, komasacionit, të kthimit të tokave, qarkullimit të tokave dhe ndërtesave si dhe punë të tjera në pajtim me Ligjin, Statutin e Komunës dhe me Vendimet e Komunës.
Kryen edhe punë të tjera sipas urdhërit të kryeshefit të Administratës komunale