Српски|Shqip|

Thirrje Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të programit për stimulim të ndërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore në vitin 2021

10/02/2021

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bujanocit njofton të gjitha subjektet ekonomike të interesuara, që
Ministria e Ekonomisë ka shpallur Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të programit për stimulimin e ndërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore në vitin 2021.
Të gjitha subjektet ekonomike të interesuara nga teritori i komunës së Bujanocit, pasi të shikojnë kushtet e Thirrjes Publike dhe elementeve të afarizmit të tyre në tri vitet paraprake, mund të lajmërohen në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit, me qëllimin e ndihmës teknike për formulimin e kërkesës për aplikim, edhe atë çdo ditë pune nga ora 10.00 deri 13.00. Rëndësi ka që subjektet ekonomike me shërbimet e veta të kontabilitetit të shikojnë përmbushjen e kushteve në krahasim me limitet e mjeteve në dispozicion.
Për më shumë informacione në këtë link:

Last modified: 10/02/2021

Comments are closed.