Српски|Shqip|

Sot, Komuna e Bujanocit dhe Ministria për Zhvillim të Komunave të Pazhvilluara (kabineti i ministrisë)  kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëfinancimin

14/03/2025

Sot, Komuna e Bujanocit dhe Ministria për Zhvillim të Komunave të Pazhvilluara (kabineti i ministrisë)  kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëfinancimin e Programeve të Mbështetjes për Përmirësimin e Zhvillimit të Komunave Jashtëzakonisht të Pazhvilluara . Ky projekt ka si qëllim të ofrojë mundësi për zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve të qytetit tonë.
Pjesë e këtij projekti janë lodra dhe aktivitete për fëmijët, të cilat do të vendosen në një hapësirë të caktuar në qytetin e Bujanocit. Këto lodra do të shërbejnë për argëtimin, socializimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës dhe mundësive për brezin e ardhshëm.
Për ne, është e rëndësishme që të investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë, për t’i ofruar atyre mundësi të barabarta për zhvillim dhe mirëqenie.

Last modified: 14/03/2025

Comments are closed.