Српски|Shqip|

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka sjellur konkluzion rreth masave të reja mbrojtëse nga Covid 19

21/08/2020

Në bazë të Raportit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e Komunës së Bujanocit si dhe të Raportit të Drejtoratit për punë të inspeksionit mbi ekzekutimin e kontrollit ndaj respektimit të zbatimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe nga të gjithë punëdhënësit në territorin e Komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është më stabile, nën kontroll, është ulur numri i kontrollimeve mjekësore në Ambulancën covid dhe me këtë edhe numri i të sëmurëve, dhe se masat e ndërmarra mbrojtëse janë duke u respektuar në masë të duhur, andaj Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme vendosë këto masa:

  1. Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere që nuk kanë veranda dhe i objekteve hoteliere që kanë veranda, ashtu që këto objekte nuk do të ofrojnë shërbime gastronomike në pjesën e mballur të objektit si dhe në pjesën e hapur të objektit (verandë) nga ora 23:00, deri në ora 06:00 të ditës vijuese,

     2. Ndalohet puna e lokaleve të bixhozit, bastoreve sportive, objekteve të lorëza të fatit, objektet/lokalet për argëtim dhe lojëra) nga ora 23.00 – 06.00.

     3. Qytetarëve iu rekomandohet që tëvazhdojnë respektimin e detyrueshëm të masave të parapara që përkojnë: me mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike dhe larjen e rregullt të duarëve.

Masat nga pika 1 të këtij Konkluzioni do të aplikohen nga 22.08.2020.

Last modified: 21/08/2020

Comments are closed.