Српски|Shqip|

Shtabi i emergjencave

Në bazë të nenit 15. paragrafi 1. pika 4. të ligjit mbi situatat e jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 111/09), dhe të nenit 35 dhe 86 të Statutit të Komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Rrethit të Pçinjes” nr. 24/2008), Kuvendi i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 10.06.2016 aprovoi

MBI FORMIMIN E SHTABIT KOMUNAL PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Neni 1.

Për bashkrendimin dhe udhëheqjen me mbrojtjen dhe shpëtimin në situatat e jashtëzakonshme formohet Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme (në vazhdim të tekstit: Shtabi komunal).

Shtabin komunal e përbëjnë:

-Komandant i shtabit komunal:
Shaip Kamberi, kryetar i komunës, sipas funsionit

-zëvëndës i komandantit të Shtabit komunal
Stojança  Arsiq, zëvëndës i Kryatarit të komunës

-kryeshef i Shtabit komunal
Ali Asani, MPB udhëheqës i grupit për punët e mbrojtjes civile

-anëtar të Shtabit

  1. _________, kryeshef i Administratës komunale,
  2. Zvonko Nikoliq, “jugoistok”, ED Vranjë, NJA Bujanoc,
  3. Ekrem Krasniqi, Komandant i SP Në Bujanoc,
  4. Adem Hasani, drejtor i NP “Komunalia” Bujanoc,
  5. Llella Jovanoviq, u.d.drejtor i Shtëpis së shëndetit në Bujanoc,
  6. Nijazi Ameti, drejtor i Qendrës për punë sociale në Bujanoc,
  7. Agim Haliti, drejtor i NP “Drejtoria pë ndërtim” në Bujanoc,
  8. Bratisllav Llazareviq, sekretar i ogranizatës komunale të Kryqit të kuq,
  9. Miodrag Millkoviq, drejtor i Stacionit të veterinës në Bujanoc,
  10. Zoran Spasiq, drejtor i QS “Rinia” në Bujanoc,
  11. Ljubisha Janjiq, komandir i njësisë së zjarrfiksëve dhe shpëtimit në SP Bujanoc,
  12. Goran Nakiq, shef i drejtoris së pylltaris, Bujanoc,
  13. Marijan Iliq Baza – Jug, përfaqësues i US,
  14. Vesna Jovanoviq, Administrata komunale Bujanoc,

Neni 2.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i kryen këto punë:

  1. I propozon Kryetarit të komunës marrjen e vendimit mbi shpalljen e situatës së jashtëzakonshme,
  2. udhëheq dhe bashkërendon punën subjektive të sistemit të mbrojtjes, dhe shpëtimit si dhe të forcave të mbrojtjes dhe të shpëtimit në situatat e jashtëzakonshme në zbatimin e detyrave të përcaktuara,
  3. udhëheq dhe bashkërendon zbatimin e masave dhe detyrave të mbrojtjes civile,
  4. shqyrton dhe jep mendimin ndaj Vlerësimit të rrezikueshmërisë dhe ndaj Propozimit Panit të mbrojtjes dhe shpëtimit në situatat e jashtëzakonshme,
  5. e përcjell gjenjen dhe organizimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit dhe i propozon masat për përmirësimin e tyre,
  6. urdhëron përdorimin forcave të mbrojtjes dhe shpëtimit, mjetet ndihmëse dhe mjetet e tjera të cilat shfytëzohen në situatat e jashtëzakonshme,
  7. kujdeset për informimin e rregullt dhe lajmërimit të popullatës mbi kërcënimet dhe rreziqet de masat e ndërmarrura,
  8. e shqyrton organizimin, pasishmërinë dhe aftësimin e njësive të mbrojtjes civile, të personave të autorizuar dhe të aftësuar juridik,
  9. bashkëpunon me organet kompetente të mbrojtjes dhe të shpëtimit të shteteve fqinje në situatat e jashtëzakonshme,
  10. e vlerëson shkallën e kërcënimit nga paraqitja e situatës së jashtëzakonshme,
  11. bie urdhëra dhe rekomandime,
  12. bashkëpunon me shtabin e njësive fqinje të vetadministrimit lokale,
  13. e emëron menaxherin e mbrojtjes dhe zëvendësin e menaxherit në vendbanime,
  14. i shqyrton dhe propozon marrjen e vendimeve mbi organizimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit në territorin e komunës së Bujanocit,
  15. i angazhon personat e aftë juridik dhe organizata të tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit

Comments are closed.