Српски|Shqip|

Shpresa dhe qëndrueshmëria e refugjatëve: Një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme

24/07/2023

Me rritjen e numrit të refugjatëve në mbarë botën, është thelbësore të ndërtohet një klimë pozitive dhe të promovohen vlerat e përfshirjes dhe diversitetit. Dëshirojmë të ju përkujtojmë për praninë e refugjatëve në shoqërinë tonë dhe t’i vlerësojmë ata si një pasuri e vërtetë që na bën të përparojmë së bashku.

Refugjatët sjellin me vete përvojat e tyre unike, kulturën, traditat dhe njohuritë e pasura, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Me talentet dhe potencialin e tyre të ndryshëm, refugjatët mund të sjellin risi në fusha të ndryshme të jetës sonë shoqërore.

Sot ndajmë me ju një aktivitet të organizuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Serbi me ndihmën e OJQ-së partnere INDIGO, në bashkpunim të ngushtë me komunën e Bujanocit, Zyrën për të Rinj, kuzhinierët e ardhshëm të shkollës “Sveti Sava”, ku të rinjt romë, sirianë, afganë, irakianë, shqiptarë dhe serb gatuan së bashku dhe mësuan njëri-tjetrin për recetat e tyre tradicionale.

Samsa, flija, byreku sirian, byreku afgan ishin vetëm disa nga pjatat që përgatitën së bashku.

Duke përfshirë refugjatët në aktivitete të tilla, krijohet një mjedis në të cilin ne të gjithë mund të mësojmë, argëtohemi dhe zhvillohemi së bashku.

Ndajmë me ju disa foto nga ky aktivitet:

Në fund, dëshirojmë të falënderojmë çdo qytetar të komunës së Bujanocit për solidaritetin e treguar me refugjatët gjatë gjithë kohës.

Last modified: 24/07/2023

Comments are closed.